Vendet bosh në universitete – Ulet “vija e kuqe”, 800 vende të lira te ekonomiku

Ulet “vija e kuqe” në listën e maturantëve të shpallur fitues në universitete. 800 vende të lira janë  hapur deri më tani vetëm në fakultetin ekonomik. Në një intervistë për televizionin SCAN, zëvëndësdekani Alban Korbi theksoi se mundësitë e maturantëve që nuk janë shpallur fitues që në fazën e parë, tashmë janë të larta.

Zëvëndësdekani shtoi  se procesi po ecën normalisht ndërkohë që i bëri thirrje maturantëve të  qëndrojnë në pritje pasi  janë  edhe 6 faza të tjera  që u mundësojnë regjistrimin në degën që kanë përzgjedhur.

Për maturantët fitues procesi i regjistrimit nuk ka qenë i vështirë ndërsa tarifat që  duhet të paguajnë, sipas tyre  është e arsyeshme

Vende bosh ka edhe në fakultetin e Shkencave Sociale ku  numri i aplikimeve këtë vit  u rrit me rreth 5%, krahasuar me vitin 2017. Në fakultetin e Drejtësisë ka pasur gjithsej  6634 aplikime, por ndryshe nga vitet e tjera  ofrohen vetëm 700 kuota, ose 50 kuota më pak se  një vit më parë.