Tirana e vitit 1928 (foto)

Kështu paraqitej qendra e ardhshme e kryeqytetit në gusht 1928, pikërisht në vigjilje të shpalljes së Mbretërise Shqiptare.

Foto është publikuar nga Arta Shkreli.

Në foto shihet se kulla e Sahatit ishte ende në rikonstruksion dhe do përfundonte për  të kremtet e 28 nëntorit të atij viti.

Mbretëria u shpall pranë godinës se veçuar poshtë majtas (shikoni foton), që quhej Senati, e cila fillimet i kishte patur si klub oficerësh, por që në atë kohë shërbente si seli e Parlamentit.

Vetëm dy vjet më pas, do të ndërtoheshin ndërtesat e Ministrive dhe u formulua sheshi “Skënderbej”.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/si-dukej-tirana-ne-vitin-1928-foto-572768/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright