Thirrja e Nard Ndokës: Tunduni o popull, kjo qeveri po i vendos vijën e zezë këtij vendi!

Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, ka bërë thirrje në drejtim të shqiptarëve që të hidhen kundër qeverisë. Përmes një postimi në rrjetin social, Ndoka është shprehur se ndërsa opozita i ka vënë vijën e kuqe në Shkodër qeverisë, tashmë është koha për t’i rënë vizë qeverisë e Kuvendit.

Kreu demokristian i ka kërkuar popullit të “tundet dhe të lëvizë”, ndryshe kjo qeveri po i vë vizën e zezë këtij vendi.

“”Opozita e Bashkuar” vendosi në Shkodër vijën e kuqe në letër; koha për ti rënë vizë qeverisë e kuvendit! Tunduni o popull, nësë nuk lëvizim shpejt e fort; kjo qeveri po i vendos vijën e zezë këtij vendi!”- shprehet kryedemokristiani Nard Ndoka.