Super talenti i Laçit prezantohet tek klubi i ri në Kroaci

Myrto Uzuni është prezantuar ditën e sotme te skuadra kroate e Lokomotivës së Zagrebit. 23-vjeçari nga Berati, i cili shkëlqeu me fanellën e Laçit, zgjodhi të vazhdojë karrierën te Lokomotiva.

Skuadra kurbinase do të përfitojë 350 mijë euro nga shitja e tij, teksa shuma do të paguhet në dy këse. Uzuni realizoi 10 gola në kampionat me fanellën bardhezi si dhe golin e kualifikimit në raundin e parë të Ligës së Europës ndaj Anorthosi.

“Jam shumë i lumtur që erdha te Lokomotiva e Zagrebit! Kam dëgjuar shumë fjalë të mira për klubin nga ish-lojtarët shqiptarë. Kam parë klubin dhe e di që këtu bëhet një punë e madhe me lojtarë të rinj.  Unë falënderoj klubin për angazhim, premtoj që do të bëj më të mirën për të kontribuar në suksesin e skuadrës!”, ka thënë talenti i njohur pas transferimit.

Fotografia e NK Lokomotiva Zagreb