Qentë e rrugës shqetësim edhe në 1924, autorizimi i Bashkisë së Tiranës për mbytjen e tyre

hqetësimi i qytetarëve për rrezikun që mbartin qentë e rrugës siç duket është një problem i vjetër. Në një kohë kur shoqata të mbrojtjes së të drejtave të kafshëve janë kundër vrasjes së tyre, një gjë e tillë është kërkuar në vitin 1924.

Kështu, në disa dokumente të siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, autorizohej mbytja e qenve me strihninë, pesticid që përdoret për të luftuar brejtësit. Po ashtu në njoftimin e Bashkisë së Tiranës u bëhej thirrje në atë kohë qytetarëve që të mbanin qentë shtëpiakë të lidhur, në mënyrë të tillë që të evitoheshin eliminimet e gabuara.

“Në qytet janë shtuar qentë, autorizohet mbytja e tyre.
Nuk bëhet fjalë për ditët e sotshme, por për vitin 1924. Siç duket, qentë pa zot kanë qenë shtuar aq sa, sipas Bashkisë së Tiranës, qenë kthyer në rrezik të shëndetit publik. Për eliminimin e tyre do të përdorej strihninë, një lloj pesticidi që rëndom përdoret për të luftuar brejtësit. Sipas një njoftimi të po atij viti, lajmërohen zotëruesit e qenve shtëpiakë që t’i mbajnë ata lidhur, për të mos u eliminuar gabimisht. Foto: AQSh.
#ArkivatKujtojnë
#DPA
#AQSh”, thuhet në postimin e Drejtorisë së Arkivave.