Prangoset biznesmeni që shiste kokainë. Ja emri

Policia e Reggio Emilias ka arrestuar një shqiptar me emrin Xhafer Berisha, i cilësuar si koka e një grupi prej tre personash, të akuzuar për shitje droge, përfshirë edhe minoreneve.

Berisha kishte krijuar një sistem të vërtetë sipërmarrjeje, duke punësuar edhe punonjës sezonalë për shitjen e drogës.Të rinj në moshë pak më të madhe se të miturit, të cilët shkonin në Reggio nga Kosova dhe bënin shitjen e kokainës te klientët, me të cilët kontaktonte kreu i grupit.

Hetimet kanë nisur më 2017 dhe janë mbyllur me arrestimin e Berishës dhe dy shqiptarëve të tjerë.

Nëntorin e kaluar, në pranga ra një korrier droge, pa precedentë, të cilit iu gjetën dy kile kokainë.

Detaji mbi të cilin u përqendrua më tepër policia ishte fakti që 21-vjeçari sapo kishte mbërritur në Itali, pa kontakte në qytet, e megjithatë kishte arritur që brenda pak ditëve të kishte në dispozicion telefona, strehim dhe një sasi të madhe droge.

Nga kjo u arrit në konkluzionin se i riu vepronte i orientuar nga dikush që koordinonte lëvizjet.

Arrestimi i dy të rinjve të tjerë shqiptarë me 150 gramë kokainë çoi në zbërthimin e mëtejshëm të rrjetit, deri në kapjen e Berishës, rezident në Reggio Emilia dhe pronar i një bari të mbyllur për 15 ditë disa javë më parë nga kuestura, me dyshimin se përdorej për shitje droge.