Përleshje në Tripoli, në flakë ambasada e SHBA në Libi

epa06991885 A view of damage on the rooftop of Al-Waddan Hotel after rockets fired by unknown militants fell over Tripoli, Libya, 01 September 2018 (issued 02 September 2018). According to reports, rockets hit several parts of Tripoli on 01 September including the Al-Waddan Hotel, which is only 100 meters away from the Italian embassy, and Ben Ashour area near prime ministerâs office as fighting renewed between rival factions in the capital. At least 39 people, including civilians, were killed in the fresh clashes that erupted over the past few days. EPA/STR

Një zjarr ka rënë në Ambasadën Amerikane, në Tripoli. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane të cilat citojnë zëdhënësin e Mbrojtjes Civile të Libisë, Osama Ali, që ka folur për sajtin Alwasat.

Mësohet se selia e misionit diplomatik është mbyllur, ndërsa shkaku i zjarrit është ende i panjohur. Mediat raportojnë se Njësitë e Mbrojtjes Civile nuk kanë qenë në gjendje për të hyrë në vendet ku ka rënë zjarri për shkak të përhapjes së flakëve.

Përleshjet midis ushtrive libiane në Tripoli janë zhvilluar në zonat e rrugës aeroportit dhe ambulancat nuk ishin në gjendje për të shkuar atje, pavarësisht thirrjeve për ndihmë të banorëve, shkruan Alwasat, duke cituar zëdhënësin e Mbrojtjes Civile të Libisë, Osama Ali.

Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile tha gjithashtu se përleshjet po ndodhin në një zonë rreth 17 km në vijë të drejtë në jug të Sheshit Dëshmorëve, në qendër të Tripolit.

Ndërkaq këtë pasdite është parashikuar edhe një samit mbi Libinë i kryesuar nga kryeministri italian Giuseppe Conte, në të cilin do të marrin pjesë të gjithë ministrat e interesuar. Takimi kishte kohë që ishte planifikuar për çështjen e emigrantëve, por duke pasur parasysh zhvillimet e fundit të situatën në Tripoli nuk mund të mos e trajtojnë edhe këtë çështje.