Pensionistët, Qeveria hap thesin para zgjedhjeve: 5 mijë lekë shpërblim në fund të vitit

Kur na ndjanë më pak se 10 muaj nga zgjedhjet vendore të 2019-ë s, qeveria “Rama” vendos të zgjidhë qesen e buxhetit për pensionistët dhe familjet në nevojë, të cilat do të marrin edhe këtë vit shpërblimin e fund vitit.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, tha se për paketën e solidaritet të këtij viti është parashikuar një fond prej 3 miliard lekësh, teksa pensionistët do të marrin 5 mijë lekë të reja.

“Sigurimin e një shpërblimi për pensionistët dhe familjet në nevojë në fund të vitit në masën 3 miliard lekë për shpërblimin e pensionistëve, rreth 5 mijë lekë të reja në fund të vitit për pensionist.

Investimet e huaja në 3 mujorin e dytë të shkojnë në nivelin 210-220 milion euro, që do të thotë të kapë nivelin e 500 milion eurove në 6 mujor. Që do të thotë që viti 2018 të ketë me të gjitha gjasat një rekord të ri historik të investimeve të huaja në vendin tonë.

Për shkak të mbivlerësimit të lekut buxheti ka pësuar një goditje prej gati 5 miliard lekë në kuadrin kohor të 8 muajve”- tha Ahmetaj.