Një zonjushë, shihni sa është rritur vajza e Stines

Stine është një nga këngëtarët më të dashur për publikun, por gjithashtu edhe ndër më të komentuarit në shoëbiz sidomos për jetën personale.

Dy vite më parë Stine u bë baba i një vajze të cilës ai dhe bashkëshortja i vendosën emrin Estia.

Estia është rritur dhe nuk është më bebi që shihnit dikur në fotot e videot që Stine postonte, pasi tani është bërë zonjushë.

Në një postim të fundit të Stines në Instastory, Estia shfaqet me të atin në makinë teksa vështrimin e saj, këngëtari e ka komentuar me fjalinë: “Je tu fol keq or çun”, shkruan Xing.al.

“Më jep qetësi, kënaqësi, më çlodh, është gjithçka për mua”, është shprehur Stine për të bijën në një intervistë pak kohë më parë.