Nis punën në Parlamentin Europian ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca

Pas largimit të ambasadores së BE-së Romana Vlahutin, zëvendësuesi i saj në Shqipëri, italiani Luigi Soreca ka nisur punën për përfaqësimin e vendit në Parlamentin Europian.
Në rrjetin e tij social, Twitter ai ka postuar një foto nga Parlamenti Europian duke rikonfirmuar edhe njëherë mbështetjen e fortë të BE-së për integrimin e vendeve të Balkanit.
“Dita e dytë e konferencës së Ambasadorëve në Parlamentin Europian. Në mbledhje do të diskutohet për ekonominë, ndryshmet e klimës, migrimi, dhe roli i BE-së në botë. Edhe njëherë rikonfirmohet mbështetja e fortë e BE-së për integrimin e vendeve të Balkanit”- shkruan Luigi Soreca.

Luigi Soreca në Parlamentin Europian

Soreca u emërua në Shqipëri në datë 19 korrik pas largimit të Romana Vlahutin.

Ai punon prej vitesh në rangje të larta në Bruksel dhe ka qenë i angazhuar me Shqipërinë gjatë procesit të liberalizimit të vizave. Luigi Soreca është njohës i mirë i çështje të sigurisë, i legjislacionit në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimeve të tjera të rënda, dhe ka punuar me EUROPOL dhe CEPOL.