“Kënaqësi besoj legjitime”, Rama nxjerr videon me këtë informacion

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot duke ndarë me ndjekësit e tij në Facebook një video informuese me punën që është bërë për reformën në tekstet e shkollës.

Si u punua dhe si dolën jashtë qarkullimit 600 tekste të Altertekstit me gabime të rënda dhe të refuzuara nga mësuesit me votim të fshehtë.

“MIRËMËNGJES😃dhe me kënaqësinë besoj legjitime, për transformimin rrënjësor të teksteve të shkollës, ju sugjeroj ta shihni këtë prezantim kuptimplotë dhe ju uroj një ditë të mbarë 📚”- shkruan Rama.