Haradinaj prezanton para deputetëve ekipin negociator për bisedimet me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka sjell para Kuvendit për aprovim propozim-vendimin me emrat e Ekipit negociator për dialogut me Serbinë.

Haradinaj ka propozuar për kryesues të dialogut zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj, zëvendëskryesues, zëvendëskryeministrin tjetër Enver Hoxhaj, ndërsa anëtarë të delegacionit janë propozuar ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar, ministri i Diasporës Dardan Gashi si dhe kryesuesin e deritashëm të dialogut Avni Arifi.

Haradinaj tha se vendet janë të rezervuar edhe për partitë opozitare.