Fatos Lubonja: Vetëm përballje dhe përplasje me popull me Ramën

Analisti Fatos Lubonja dha mendimin e tij lidhur me sezonin e ri politik në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24.

Sipas Lubonjës kjo qeveri ndalet vetëm me radikalizëm, kur vjen puna për çështje si ajo e Teatrit.

Me kapjen e institucioneve dhe banda mbrapa, Lubonja thotë se veprimet radikale si varianti “Kukësi” janë e vetmja zgjidhje kundrejt vendimeve të Ramës.

“Hipoteza më optimiste do të ishte që Ruçi,ka kuptuar që Rilindasit kanë shkuar shumë larg në paturpësinë për të shkelur ligjet, që dëmton kështu të gjithë mazhorancën dhe kërkon me aq sa ka në fuqi, të frenojë.

Por nga ana tjetër mund të shohim demagogjinë e zakonshme kur qeveria bën thirrje për dialog, duke i thënë opozitës se je e mirëpritur. Janë dy versione. I dyti është më i besueshëm se i pari.

Kemi shumë çështje me rëndësi, por mos harrojmë krimin e përhapur në të gjithë vendin,” tha Lubonja.