Dojna Mema flet për “konfliktin” që ka me Kelvi Kadillin për emisionin

Dojna Mema ka zbuluar shumë kuriozitete për publikun. Moderatorja e njohur rrëfeu se ka shpesh konflikte me kolegun e saj Kelvi Kadilli, pasi janë në garë për të ftuarit, kush zgjedh më të mirët.

Ndërsa për sezonin e ri Dojna zbuloi se shumë shpejt do të nisë “Pop Culture”, por këtë herë do të transmetohet në një orar tjetër, tërësisht ekskluziv.
Dyshja, Kelvi Kadilli dhe Dojna Mema u bënë bashkë për një projekt të ri të titulluar “Pop Culture”, një version i avancuar i “Top Select” që u mbyll pas gati 13 vitesh.