Detaji që vajzat e njohura shqiptare nuk ngurruan ta “huazonin” nga Dua Lipa!

Frudat janë pjesë e pandashme e tendencave të modës. Ato mund ti shohim në veshje të ndryshme, por ajo ç’ka na ka rrëmbyer zemrat së fundmi janë pikërisht fustanet e mëdha me fruda.

Këtë fustan mund ta kombinosh me atlete ose sandale me takë, por ajo ç’ka duhet të kemi parasysh është fakti se është një zgjedhje për femrat që guxojnë me pamjen e tyre.

Fustanet “gjigande”  ua kemi parë të veshur personazheve të ndryshme por frymëzim për vajzat shqiptare u bë pikërisht Dua Lipa.

Një fustan të tillë Dua Lipa e ka veshur në ndarjen e çmimeve British Awards 2018 dhe më pas, u bë i preferuari i shumë vajzave të njohura ose jo.

Por le të ndalemi tek vajzat e ekranit dhe mëposhtë do të shihni disa prej atyre që kanë bërë të tyren këtë veshje. Theksojmë se kjo nuk ësht1% një veshje e përditshme por është e duhura për evente dhe mbrëmje të rëndësishme. Fustanet me fruda zakonisht zgjidhen të jenë në ngjyra pastel në mënyrë që mos duken të ekzagjëruara, por edhe ngjyrat e forta duken mjaft bukur e tregojnë prezencë. Këtë mund ta shohim tek Luana Vjollca dhe Manjola Nallbani.

Luana Vjollca

Manjola Nallbani

 

Rita Ora

 

Miriam Cani

 

Xhemi Shehu

 

Pra, fustani u bë hajmali për bashkimin e Duas me  personazhet e njohura shqiptare.