Dallimi mes Ronaldos te Juventusi dhe Reali, shikoni shifrat

Tre ndeshje te luajtura dhe asnjë gol i shënuar. Starti i yllit portugez me fanellën e Juventusit nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shkaktuar edhe kritikat e para në shtypin italian. Cristiano ka provuar në 23 raste gjatë këtij sezoni, por ende nuk ka mundur që të gjejë rrugën e rrjetës. Vetëm në 6 raste ai ka provuar brenda zonës, ndërkohë që në 9 raste ka qenë pranë golit.

Nisja negative në fakt është në kontrast me karrierën brilante te Real Madrid. Ronaldo shënoi 450 gola me madrilenët, duke gjetur rrugën e rrjetës në çdo gjashtë gjuajtje. Te Juventusi ai nuk ka mundur që të zhbllokohet, duke qenë shumë i pasaktë në zonën kundërshtare. /Koha Jonë/

Grafike: efektiviteti i Cristiano në Juve dhe në Madrid