Vieri: Nëse më pyesni për Ronaldon, më mirë po iki …

Christian Vieri i pëlqen gjithmonë që të thotë mendimin e tij pa u kompleksuar shumë nga mendimet e të tjerëve. Ish-sulmuesi i Juventusit, Milanit, Interit ka dhënë një mendim për momentin që po kalon Cristiano Ronaldo.

“Nëse më pyesni për Cristiano Ronaldo-n do të iki fare. Duhet që ta lëmë rehat. Në Itali ne jemi të aftë që të kritikojmë edhe atë, por për mua nuk ka problem. Gjithnjë ka shënuar shumë gola. Ai dëshiron që të shënojë dhe nëse do të kishte pasur fat, do të kishte shënuar 5 gola në 3 takime. Kjo do të thotë se rastet i ka pasur dhe është topi që nuk do të hyjë. Juvja duhet që të mësojë që ta vendosë atë në pozicionin ku mund të shënojë. Ai ka pasur mjaft raste, gjithnjë aty është dhe duket që është më i forti. Herët a vonë topi do të hyjë”, deklaroi ikona italiane e sulmit.

Bobo Vieri shton se La Liga dhe Serie A janë dy kampionate totalisht të kundërta, por golat e portugezit do të vijnë. “Unë do ta hidhja në fushë CR7 gjithnjë me Douglas Costa dhe Dybala, por është trajneri që vendos”.

Vieri nuk mund të mos të fliste për Interin. “Nainggolan? Është i fortë, ka cilësi teknike dhe një gjuajtje mjaft të fortë. Ku mund të shkojnë zikaltrit? Në Champions, asnjë nuk mund të konkurrojë Juven, por Interi të gjithë vitet duhet të kualifikohet aty. Nuk ka asnjë anti-Juve. Mund të themi se maksimumi Napoli mund t’u hapë punë”, përfundoi ish futbollisti i Italisë.