Vendimi i opozitës, Petrit Vasili: Marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin

Deklarata e Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili pas mbledhjes së përbashkët të dy grupeve parlamentare PD dhe LSI

Opozita e bashkuar ka analizuar gjerësisht situatën politike. Këtë e bëri në Shkodër, pikërisht sepse Shkodra nuk ka më Kryeministër. Duhet të ishte Kryeministri në Shkodër, por ai fshihet në Tiranë. Kryeministri kur ka përmbytje përsëri fshihet në Tiranë. Kryeministri kur ka tërmete përsëri fshihet në Tiranë, pra jemi këtu dhe do të jemi në të gjithë vendin për të marrë përsipër të tërë këtë detyrim të madh pasi përfundimisht vendi është pa qeverisje, pa drejtim dhe këtë drejtim ajo e ka ndarë me bandat të cilat gjysmat janë në rrugë dhe gjysmat në tavolinat e qeverisë.

Nuk ka më Ministri të Brendshme sepse duart e Ministrisë së Brendshme i ka lidhur krimi dhe trafiku dhe përfundimisht qeverisja i është dorëzuar kriminelëve dhe është përpjekur në këtë mënyrë të lërë qytetarët vetëm. Ne jemi këtu për të treguar qartë dhe prerë që qytetarët nuk janë vetëm, nuk kanë për të qenë kurrë vetëm, por opozita në krye dhe kurajoja e qytetarëve, të cilët nuk kanë pse tremben nga asgjë, pasi gjithmonë betejën me kriminelët e ka fituar populli. Do të jetë këtu që së bashku me popullin, të marrë atë ndëshkim të merituar atyre që fshihen në Tiranë kur duhet të jenë në Shkodër, pasi dihet për fat të keq Shqipëria ka Kryeministrin më frikacak që ka ekzistuar ndonjëherë dhe njëkohësisht për fat të keq edhe më të kriminalizuar se cdo herë tjetër së bashku me të gjithë ata që drejtojnë Grupit e tij Parlamentar,  në parlamentin etj. dhe grupin e deputetëve që sot hapi një parlament duke demonstruar si një grup deputetësh grabitqar, armiq të popullit dhe kundra popullit. Opozita ka vendosur që marrëdhënia në parlament të jetë e kushtëzuar, të ketë një qëndrim të papajtueshëm, dhe 0 kompromis me një qeverisje të kriminalizuar. Të gjitha faktet që po demonstrohen në mënyrë të përditshme, janë fakte që tregojnë përfshirjen e inkriminimit dhe kriminalizimit drejtpërsëdrejti të Kryeministrit të vendit dhe secili prej tyre dhe kushdo që të lëvizë nga ata provon gjithmonë e më shumë përfshirjen dhe kriminalizimin e vetë kryeministrit. Ndaj këtë papajtueshmëri të plotë, pa asnjë ekuivok me çdo kusht, pra pa asnjë kompromis me këtë qeveri, na e ka imponuar populli shqiptar që përgjithësi, por populli i Shkodrës sot në veçanti duke na e vendosur praktikisht këtë detyrë, pasi jemi këtu pikërisht për t’i dhënë besimin që politika e mirë dhe politika korrekte dhe e ndershme ndaj qytetarit ndodhet këtu. Frikacakët ndodhen në Tiranë. Ky qëndrim do të vazhdojë të jetë i prerë derisa të çlirohet nga krimi dhe kriminelët dhe përfundimisht çdo qytetar të marrë frymë i qetë, çdo biznesmen të mos jetë i detyruar të paguajë gjobat e përjavshme që u paguan kriminelëve dhe çdo qytetar të ecë në rrugë i qetë, pa menduar se plumbat rastësisht mund të marrin jetën e tij, ndërkohë që kriminelët luftojnë me njëri – tjetrin. Kjo luftë është e papajtueshme, fillon sot dhe nuk ndalet deri në çlirimin përfundimtar të Shqipërisë nga ky moment më i keqi, më i zymti, më i trishtueshmi që ka mbërthyer Shqipërinë, e cila kish menduar se ishte ndarë nga bandat, por për fat të keq, për hir të Edi Ramës dhe një grupi banditësh të tjerë është rikthyer në ditët e saj më të zeza.

A do të vazhdojë bojkoti? Cili do të jetë reagimi juaj

Reagimi do të jetë një reagim shumë i fortë. Format dhe mënyrat do t’i shikoni dhe do të jenë në sytë tuaja siç kanë qenë, por siç ju thashë do jetë një raport i pakthyeshëm dhe pa asnjë kompromis. Pasi këtë mesazh, këtë detyrë na e imponoi populli i Shkodrës pasi nuk mund të durojë të jetë i terrorizuar dhe ku bandat ta kthejnë në shesh krimi të gjithë në qytetin e Shkodrës por jo vetëm. Mesazhi shkon për të gjithë Shqipërinë, edhe për bandat e Durrësit, edhe për bandat e Fierit, edhe për bandat e Korçës kudo anembanë vendit.

Do vazhdojë bojkoti i opozitës?

Opozita nuk ka bojkotuar. Opozita ka një marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin. Dhe sa herë që ajo do ta gjykojë të arsyeshme do të thotë fjalën e saj në parlament, do të bëjë debatin, do të bëjë luftën e saj pa kompromis, jo vetëm në parlament por në çdo vend ku do të duhet fjala e saj dhe do të përbuzë dhe poshtërojë atje ku ka farsa parlamentare. Faleminderit