Sulmuesi i Liverpoolit pastron banjon e xhamisë pasi shënoi gol në fundjavë (VIDEO)

Sulmuesi senegalez Sadio Mane nuk është vetëm një futbollit i jashtëzakonshëm, por një njeri me zemër të madhe. Super sulmuesi i Liverpoolit është një besimtar i devotshëm i fesë myslimane dhe kjo shihet sa herë që ai feston golat e tij duke u përkulur në drejtim të Allahut.

Përpara fitores me Leicesterin ku ai shënoi, 26-vjeçari shkoi në xhaminë Al-Rahma në Liverpool dhe ndihmoi pastruesit për të mbajtur sa më të pastër. Ky gjest i tij është shfaqur në një video të publikuar nga mediat britanike.

Mane ka luajtur në fundjavë në “King Poëer Stadium”, ku shënoi një nga dy golat për ekipin e Klopp,është kthyer në qytet me pjesën tjetër të ekipit dhe në mbrëmje ka shkuar në xhami.