Shtyrja e rishqyrtimit të Dekretit të Ligjit për Teatrin, Balla: Kemi nevojë për më shumë kohë

Ditën e sotme u zhvillua seanca e parë plenare për sesionin e ri. I ftuar në studion e ‘Report Tv’, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Taulant Balla ka folur mbi zhvillimet e ditës, mungesën e opozitës në seancën dhe ka sqaruar çështjen e shtyrjes së rishqyrtimit të ligjit për Teatrin.

Balla u shpreh se ishte i habitur që opozita nuk ishte pjesëmarrëse në seancë pasi në Konferencën e Kryetarëve u vendos që seanca të hapej nga fjalimi i krerët e grupeve parlamentare.

Mirë do të kishte qënë që të ishte edhe opozita. Ne në Konferencë ramë dakort që ne krerët e grupeve parlamentare të mbanim fjalën hyrëse. Ajo që ka rëndësi për mua është rikthimi i opozitës në sallën e Kuvendit dhe jo nëpër hotele. Atyre iu mungon ekipi, lidershipi dhe programi. Kanë kërkuar prej kohësh ndryshime të kodit zgjedhor dhe në këtë mandat duhet të jenë në Kuvend. Ata mund të na kishit dhënë edhe në mbledhjen e kryetarëve që do të mungonin. Besoj që i ka shërbyer i gjithë muaji gusht për pushime, duhet të kishin ardhur sot në seancën plenare. Pas këtij reflektimi të jenë të sigurtë që nuk do të ketë më kundër përgjigje nga ana jonë. Nuk kemi kohë të merremi me ta.

Por një fjalë e urtë popullore thotë; Kush hesht pranon? Unë si qytetare nga ta di unë si qëndron e vërteta. Keni edhe një lloj detyrimi ndaj qytetarëve.

Këto lloj akuzash sqarohen që prej fillimit kur akuzatori nuk i drejtohet prokurorisë. Moskallëzimi i krimit është krim. Asnjë institucion nuk drejtohet prej maxhorancës. Refroma në Drejtësi e ka hequr ndikimin e drejtësisë nga politika. Unë kam qënë në opozitë kam bërë 61 akuza penale. Se nuk janë hetuar është gjë tjetër.

Berisha sot p.sh. ka njoftuar se është shkarkuar drejtori i SHISH? A ka bërë ai një kallëzim në prokurori?

Nuk kam asnjë koment nëse do zhytemi në llumin e shpifjeve. Fatkeqsisht ai njeri ka qënë kryeministër i vendit.

Çfarë mendimi keni për qëndrimin e Spahos dhe Vasilit, të cilët u shprehën se duhet  të rishkruhen ligjet e miratuara me shumicë të PS?

Bashkë me LSI-në kemi miratuar një seri ligjesh në reformën në Drejtësi. Ligji për Vettingun ka kaluar në 25 maj 2017 ka marrë jo vetëm votat e LSI-së por edhe të PD-së. Sapo kishin dalë nga çadra. Kjo pasi kishin marrë si kompensim gjysmën e qeverisë. E ka votuar PD-ja ligjin e Vettingut. Tani që Vettingu do shkaktonte dhimbje tek PD-ja se nuk do ta kishte më nën kthetra drejtësinë këtë e dinim të gjithë.

Sa i përket replikave tuaja me Bashkën në distancë?

Nuk ka të krahasuar niveli i krimininalitetit në mandatin tonë me atë kur Basha ishte ministër i Brendshëm. I kam kërkuar Bashës mbështetjen e tij në një luftë pa kompromis kundër krimit por asnjë përgjigje. Grupet kriminale nuk kanë lindur sot, apo dje kanë vite që qarkullojnë në vend. Ne kemi besim tek Policia e Shtetit për të kapur autorët. Sot kemi marrë garancinë nga ministri i Brendshëm që autorët do të vihen para ligjit.

Sa i përket ligjit për Teatrin? Përse u shty?

Jam habitur nga mënyra se si është komentuar shtyrja për rishqyrtimin e dekretit. Ne na lind detyra që të lexojmë raportin e tij. Do të mblidhen Komisionet, do të diskutohet dhe koha ishte vetëm tre ditë. Prandaj edhe u shty në datë 20. Nëse do isha në opozitë, do të kisha kërkuar kohë mbi çështjen. U habita kur opozita nuk e kërkoi. Ne do ta shqyrtojmë çështjen dhe më pas do të bëhet publik edhe qëndrimi ynë. Sa i përket mendimit tim, nuk jam dakord, si politikisht dhe ligjërisht.