Ronaldo ngushëllohet nga Georgina, shfaqet me syrin e nxirë në plazh (FOTO LAJM)

Ai është i fiksuar pas përgatitjes fizike, por edhe pak relaks nuk të bën keq. Po flasim për Cristiano Ronaldon, i cili ende nuk ka gjetur ende rrugën e rrjetës me Juventusin në tre ndeshjet e para. Sulmuesi portugez synon që të zhbllokohet në ndeshjen me Sassuolon, pasi do të ketë më shumë ditë në dispozicion për të arritur formën më të mirë.

Cr7 refuzoi ftesën e Portugalisë për t’u përshtatur më mirë me ekipin e ri, ndërkohë që e ka shfrytëzuar edhe për të kaluar disa momente relaksi me të fejuarën Gergina Rodriguez. Fotoja është publikuar nga bukuroshja spanjolle që e ka shoqëruar me shkrimin: Sa ndjesi e bukur kur merr një përqafim të ngrohtë kur ke ftohtë”.  Portugezi siç shihet e ka ende syrin e nxirë pas ndeshjes së fundit ndaj Parmës, pas një dëmtimi. /Koha Jonë/