Reshjet e shiut shkaktojnë dy aksidente në Kukës

Si pasojë e reshjeve të shiut janë shënuar dy aksidente në Kukës.

Aksidentet kanë ndodhur rreth orës 11 dhe për fat të mirë nuk ka pasur viktima në njerëz.

I pari u regjistrua në afërsi të urës të Kukësit dhe i dyti në Rrugën e Kombit, në segmentin Kukë- Tuneli i Kalimashit në zonën e quajtur Kolsh.

Policia përcaktoi se shkaqet e aksidenteve janë lageshtira në rrugë dhe shpejtësia.

Qyteti verior paraditen e sotme u përfshi nga reshjet e dendura të shiut. Ndërkohë që policia rrugore bën apel për kujdes, jo vetëm për shkak të lagështisë por edhe rreziqeve nga rrëshqitja e dherave dhe gurëve.

/Ora News