Rama mbledh Kryesinë e PS, PD dhe LSI mbledhje grupi në 10:00

Partia Socialiste ka mbledhur paraditen e sotme Kryesinë e Partisë, ku përveç diskutimeve për sesionin e ri do të diskutojë dhe rendin e ditës për Asamblenë që mbahet të premten e 6 shtatorit, ku do të analizohet performanca e qeverisë. Mbledhja po  zhvillohet në Pallatin e Kongreseve,  ku i pranishem eshte dhe kryesocialisti dhe kryeministri i vendit Edi Rama.

Ndërsa PD dhe LSI në orën 10:00 do të mbledhin grupet e tyre parlamentare.

Në orën 12:00, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi do të thërrasë mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, për të diskutuar punën dhe kalendarin 3 javor.

Konferenca e Kryetarëve do të rikthejë debatin për Teatrin e ri Kombëtar, ku në bazë të programit me 13 shtator parashikohet që dekreti i Presidentit të kalojë për votim në seancën plenare.

Ky moment pritet të tensionojë marrëdhëniet mazhorancë-opozitë, ndërsa Lulzim Basha disa ditë më parë vendosi vijën e kuqe, duke paralajmëruar prerë PS se në qoftëse e rikalon ligjin për Teatrin do të sjellë përplasje civile.

Në 3 javët e para, Kuvendi i Shqipërisë parashikon shqyrtimin e 33 projektligjeve, ndërkohe që parashikohet të rrëzohet dhe dekreti tjeter i presidentit, ai për projektligjin për tatimin mbi të ardhurat.