Rama ironi me mbledhjen e opozitës në Shkodër

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbledhjes së opozitës së bashkuar në Shkodër. Në një status në Twitter, Rama bën ironi me kreun e PD-së Lulzim Basha dhe opozitën, për të cilën thotë se duhet të bëjmë dhe pa të.

“Kur duhet të jetë në Tiranë, shkon në Shkodër. Kur duhet të hyjë në zgjedhje, futet në çadër. Kur duhet të shkojë në punë, rrotullohet në gjumë. Kur humbet, shpall fitoren. S’kemi ç’i bëjmë, duhet të bëjmë dhe pa të. #EgjitheVemendjatekNjerezit”, shkruan Rama.