Quagliarella rrëfen “perlën” ndaj Napolit: Mbylla sytë dhe gjuajta … (VIDEO)

Sulmuesi i Sampdorias, Fabio Quagliarella është një ndë ata që do të mbahet mend gjatë nga futbolldashësit për shkak të golave spektakolare që shënon shpesh herë. Sulmuesi që në të kaluarën është aktivizuar edhe me Juventusin dhe Napolin, dje në mbrëmje shënoi një ndër golat më të bukur në historinë e Seria A. Duke folur pas ndeshjes, bomberi italian i habiti të gjithë me deklaratën e tij.

“Goli më i bukur në karrierën time? Jo … është në top 3, pasi kam shënuar disa raste nga mesi i fushës, ndaj dhe është një zgjedhje e vështirë. Mendova se nuk do ta gjeja kurrë portën, mbylla sytë dhe gjuajta …”, deklaroi Quagliarella.

Ndaj Napolit ishte goli i parë në këtë sezon për sulmuesin italian, i cili është mësuar të na surprizojë shpesh herë me gola spektakolar./Koha Jonë/