Policia e Shkodrës i përgjigjet Bashës, aksion për kapjen e autorëve të vrasjeve të fundit

Forca të shumta të policisë së Shkodrës prej disa ditësh kanë nisur kontrolle në disa zona të qytetit.

Aksioni i policisë me kontrolle të shumta në banesa dhe lokale zhvillohet për personat që janë në kërkim për ngjarjet e fundit kriminale.

Ditën e shtunë në periferi të qytetit u vra biznesmeni Arjan Ferracaku, ndërsa në dy muajt e fundit në total janë 6 viktima dhe janë 2 të zhdukur.