Opozita sfidon krimin e mblidhet në Shkodër, Basha thirrje drejtorit të policisë Shkodër: Dorëhiqu!

Kreu i PD Lulzim Basha i ka bërë thirrje drejtorit të Policisë së Shkodrës të japë dorëheqjen pas ngjarjeve të fundit në Shkodër. Basha tha se në lagjet e Shkodrës, nuk lëvizet dot lirisht si të jemi në gjendje lufte.

“Kontrollin e kanë bandat kriminelët dhe jo shteti. Dhe sot kam një thirrje, për drejtorin e policisë së qarkut: Jep dorëheqjen dhe largohu menjëherë ose do jesh fajtor si Rama e Xhafaj. E vetmja që të shpëton nga përgjegjësia morale”.

“Vendi ynë nuk mund të jetë një fole krimi, siç është sot godina e parlamentit. Vendi është pranë njerëzve e qytetarëve e sidomos kur ata janë të dhunuar e të frikësuar.
Mbështetje totale për Shkodrën e qytetarët. Shprehim vendosmëri totale, të vëmë në lëvizje instrumentet e një shteti të ndarë nga krimi për të çmontuar organizatat mafioze.
Situata nuk ka qenë kurrë më kritike se sot, nga njëra anë precipitimi i rendit publik, dhe nga ana tjetër kapja e mediave për t’iu shitur shqiptarëve të vërteta të rreme”, deklaroi Basha.