Ndryshon moti, ja zonat ku priten reshje

E hëna pritet të nisë me reshje shiu në disa zona të vendit, madje shoqëruar edhe me shtrëngata. IGJEUM bën me dije se nuk përjashtohet mundësia (ndonëse shumë e vogël) që pasditeve në zona shumë të kufizuara të qarqeve të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër.

RESHJET

Në përgjithësi, priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia (ndonëse shumë e vogël) që pasditeve në zona shumë të kufizuara të qarqeve të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër (jo më shumë se 1 orë), më e mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).

TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 21 / 29 °C

në vendet e ulëta: 19 / 31 °C

në vendet malore: 15 / 28 °C

ERA

era do të fryjë e lehtë deri mesatare

1

2