Mbledhja e Kryesisë së PS, Balla zbulon detajet: Takime në çdo cep të Shqipërisë

Taulant Balla

Ka zgjatur rreth një orë mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste e cila u zhvillua sot në Pallatin e Kongreseve.

Në mbyllje të mbledhjes në një deklaratë për mediat, kreu i grupit Taulant Balla dha detaje lidhur me atë që u diskutua dhe vendos në këtë mbledhje.

Sipas tij do të ketë takime me qytetarët dhe anëtarësime të reja, për të qenë gati për zgjedhjet lokale vitin tjetër.

“Të fillojmë një fushatë kombëtare me anëtarësime të reja në PS, për një organizimit më të mirë për t zgjedhjet  lokale.  Përkrah kësaj jemi të fokusuar në një proces në një proces komunikimi dhe dëgjesës, ku anëtarët e këshillave bashkiak të jenë çdo cep të vendit, që të kemi vëmendjen tek njerëzit.  Ne nuk mund të humbim kohë me tre konferenca për shtyp me shpifjeve të PD-së. Ne jemi të gatshëm të dialogojmë kosntrustivisht, për të avancuar në komunikim. Një çështje tjetër që dua tu informoj kemi marrë miratimin e kryesisë për të formatuar sekretariatin e PS, për të pasur më shumë efektivitet”, ka qenë kjo deklarata e Ballës.

Deklarata e plotë e Taulant Ballës

Dua t’ju informoj që në fillim të këtij sesioni të rëndësishëm parlamentar dhe politik, Partia Socialiste mblodhi sot Kryesinë, e cila diskutoi dhe më pas miratoi çështjet për të cilat të premten do të thërritet Asambleja Kombëtare.

Asambleja do të jetë tërësisht e fokusuar pikë së pari në një raport të llogaridhënies publike të qeverisë për punën që kemi bërë deri tani për Shqipërinë që Duam, ku për secilën prej njësive administrative në të gjithë territorin ne kemi identifikuar të gjitha problematikat e mbajtura shënim nga ministrat, të cilët morën pjesë në këtë proces llogaridhënie, por edhe nga të gjitha strukturat e Partisë Socialiste që e ndoqën këtë proces.

Për ne është shumë e rëndësishme që përkrah përfundimit të procesit të llogaridhënies të fillojmë, pothuajse prej sot, një fushatë kombëtare anëtarësimesh të reja në Partinë Socialiste me qëllim që të bëjmënjë ri-organizim më të mirë strukturor dhe elektoral në të gjithë territorin në përgatitjen e zgjedhjeve të reja vendore të vitit të ardhshëm.

Përkrah kësaj, ne do të jemi të fokusuar në një proces më të hollësishëm komunikimi dhe dëgjesash ku përfaqësuesit vendor të Partisë Socialiste në nivel kryetarë bashkish apo anëtarë të këshillave bashkiakë, do të rikthehen sipas kësaj fushate që kemi miratuar sot, në çdo cep, në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo komunitet për të dëgjuar e për të mbajtur shënim, sepse për ne është shumë e rëndësishme si Partia Socialiste, partia më e madhe e të gjithë shqiptarëve, që të kemi vëmendjen tek njerëzit.

Ne nuk mund të humbim kohë dita-ditës me tre konferenca për shtyp shpifjesh të Partisë Demokratike apo pjesëve të tjera të opozitës.

Për ne e gjithë vëmendja duhet të jetë vetëm tek njerëzit, tek ata që na kanë votuar dhe tek ata që na kanë dhënë nderin për të qeverisur vendin.

Në këtë kontekst dua t’ju them që për Partinë Socialiste dialogu me opozitën është thelbësor. Ne, përveç pjesës së shpifjeve të cilave nuk mund t’i japim dot përgjigje, për çdo çështje tjetër, dhe ka plot çështje të tjera, ne kemi të gjitha mundësitë të zhvillojmë një dialog konstruktiv në dobi të integrimit europian të vendit, në dobi zhvillimit ekonomik dhe social të Shqipërisë tonë të përbashkët.

Ligji i Magjistraturës besoj se është një nga këto çështje shumë të rëndësishme për mazhorancën, sigurisht edhe për sistemin e drejtësisë. A ka një pakt Partia Socialiste për t’i ofruar opozitës, siç tha z.Rama që do ta kishte gati në shtator? Si do të gjendet dakordësia për të kaluar këtë ligj që kërkon shumicë votash?

Për ne, ju thashë, vëmendja te njerëzit është pjesa e rëndësishme dhe sigurisht nuk kemi vëmendje ndaj tre shpifjeve të planifikuara çdo ditë.

Çështja që ju përmendni është një çështje për të cilën ne jemi të gatshëm në çdo moment të zhvillojmë dialog dhe gjetjen e një zgjidhjeje, e cila bën të mundur vijimin e një organizimi të rëndësishëm përgatitor për të furnizuar sistemin e drejtësisë me prurje të reja, të cilat garantojnë cilësi, integritet publik të prokurorëve apo gjyqtarëve të rinj.

Në funksion të këtij dialogu, sigurisht që e keni një ofertë për opozitën?

Unë jua thashë, ne jemi të gatshëm të dialogojmë konstriktivisht me opozitën për të gjitha çështjet me përjashtim të shpifjeve të cilave s’kemi çfarë t’u bëjmë.

Ndryshime në kabinetin qeveritar z. Balla?

Një çështje tjetër për të cilën dua t’ju informoj është se kemi marrë miratimin e Kryesisë për të formatuar Sekretariatin e Partisë Socialiste për ti dhënë më shumë efektivitet.