Kufijtë, Albin Kurti te ‘5 Pyetjet’: Serbia do Trepçën dhe liqenin e Ujmanit, gati protesta

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, i ftuar në “5 pyetje nga Babaramo” ka folur mbi çështjen shumë të diskutuar të kohëve të fundit atë të rishikimit të kufirit Serbi-Kosovë.

Kurti u shpreh se me veprimet e ndërmarra nga presidenti Thaçi në Kosovë po bëhet e nevojshme që qytetarët të protestojnë. Gjithashtu ka komentuar edhe idenë e bashkimit të dy vendeve duke u shprehur se modeli i duhur i për t‘u ndjekur është ai i Federatës Gjermane.

Së fundmi në Kosovë, çështja kryesore është ajo e rishikimit të kufirit me Serbinë. Kjo tezë mbështetet nga presidentët e dy vendeve por kundërshtohet nga politika e Kosovës dhe ajo Shqiptare. Kundër një marrëveshjeje të tillë ka dalë edhe kisha serbe, ndërsa përfaqësuesit e SHBA-ve dhe BE-së, kanë deklaruar se do ta japin ‘OK‘ e tyre nëse dy palët e arrijnë një marrëveshje.

INTERVISTA E PLOTË: 

Çfarë prisni nga seanca e nesërme që do të zhvillojë parlamenti i Kosovës?

Nesër do të kemi dy seanca të jashtëzakonshme. Njëra është thirrur nga kryeministri. Bëhet fjalë për të krijuar një lloj mburoje ndaj presidentit. Ai është një njeri që nuk na e mbron dot integritetin tonë kur nuk mbron dot të vetin. Unë besoj që po bëhen plane me pazare për territore. Është e domosdoshme që shteti i Kosovës që Serbia varet prej nesh për t’u anëtarësuar në BE.

Nesër do të krijohet një ekip negociator?

Nuk e kuptoj çfarë po ndodh, as ata nuk e dinë vetë. Në krye të ekipit negociator do të jetë zv.kryeministri Limaj. Pra ata duan të krijojnë përshtypjen që Thaçi nuk do të shkojë i vetmuar në Bruksel. Me tezën e korrigjimit të kufijve në kthehemi në vitin 2007, kohë kur statusi i Kosovës ishte i papërcaktuar. Por edhe në atë kohë politika e jashtme ka qënë kjo: Serbia të njohë pavarësinë dhe të dëmshpërblejë Kosovën për dëmet e luftës. Tani ka ndryshuar porsi një fëmijë kur ndërron drejtimin me biçikletë. Pra ne themi se Serbia ka pasur të drejtë që nuk na ka njohur se nuk i kemi pasur në rregull kufijtë. Kryeministri Rama tha një fjali kur takoi Vuçiç. Ajo ishte kryesorja dhe hapi i parë.

Si e shpjegoni ndryshimin e qëndrimit të Fatmir Limajt?

Do ta kuptojmë nesër në dy seancat e jashtëzakonshme. Para disa ditësh, u pretendua për një skandal ndaj Limaj për të cilat ai nuk regaoi fare. Pak ditë më pas ai u rrit në detyrë. Kështu ka funksionuar gjithmonë, kush mashtron ngjitet më lart.

Si do të reagoni nëse ky projekt kalon?

Nuk mjafton kundërshtimi qytetar pa atë parlamentar dhe anasjelltas. Kjo meqë Thaçi nuk po ndalet nga kjo aventurë personale që ka marrë përsipër. Nga veprimet e tij protestat po bëhen të domosdoshme po bisedojmë me LDK-në nga ana tjetër e opozitës.

Sot kam vizituar Isa Mustafën dhe besoj që do të bashkëpunojmë nga nesër e në vijim. Qytetarët janë të indinjuar. Unë mendoj që Thaçi dhe Vuçiç janë të ngjashëm. E duan pushtetin, komunikojnë shumë mirë më njëri-tjetrin duke mos e pasur nevojën e ndërmjetësve ndërkombëtarë.

Kthehemi tek biseda me kreun e LDK-së, Isa Mustafën, çfarë la të kuptonte ai?

Nesër do të prodhojmë një rezolut të përbashkët për parlamentin dhe më pas ata duhet të mbledhin kryesinë. Mustafa beson që pas këtyre dy takimeve, takimi i tretë është gabim.

Thaçi ka 10 vjet në pushtet, por ju dhe LDK jeni alternativa më e fortë qeverisëse nga ana e opozitës, a keni diskutuar këtë gjë me LDK?

Jo, por është e qartë që çdo herë që presidentit i është rrezikuar pushteti, ai ka rrezikuar shtetin. Ai nuk kërkon më as zgjedhje. Ata kur e dinin që do i fitonin zgjedhjet i donin shpesh por tani jo më. Aq më tepër tani që VV është dyfishuar.

Haradinaj ka qënë aq i prerë sa ju sa i përket kësaj çështjeje, prisni ndonjë gjë nga ai?

Haradinaj është kryeministër i dobët, por ai është pika më e fortë e presidentit Thaçi. Kjo gjithmonë nga ana politike. E njëjta gjë edhe për Serbinë. Prandaj edhe Thaçi e Vuçiç po përfitojnë.

Pse e kundërshtoni shkëmbimin?

Politika nuk është gjeometri ku mund të bësh vija në hartë, mund të jenë bërë në Afrikë apo Lindjen e Mesme, por nuk bëhen dot në Europë. Dialogu për të drejtat e popujve, pakicave mund të themi se ndodh në regjistrin e paqes, por dialogu për shkëmbime territoresh është më afër luftës se paqes. Jemi dëshmitarë se në Luginë, është rritur prania e xhandarmërisë serbe, që ndalon makinat e shqiptarëve ajo. Në momentin që flet për territore duhet të mendosh për forcat që ne në ato territore, ose naiv ose në axhendën e kundërshtarit.

Thaçi duke folur për kompromis të dhimbshëm dhe shkëmbim territoresh nxit iluzione për Kosovën lindore që nuk ta jep Serbia. Këto iluzione janë qesharake, por jo për nga pasojat që prodhojnë për shqiptarët në Ibër dhe Kosovën Lindore. Kjo është një lojë që po bëhet. Ne kemi një president që ka pranuar që kufijtë e këtij shteti duhen ndryshuar. Në 16 shkurt Thaçi ka firmosur me homologun malazez marrëveshje për kufijtë, por nuk është zbatuar. Ne duhet ta mbrojmë integritetin territorial

Mund të vendoset në kontroll veriu i Kosovës?

Po, por këta nuk kanë provuar. Qasje e tyre e gabuar është kjo; që ta integrojnë veriun në Kosovë, pa e çintegruar nga Serbia. I gjithë dialogu është bërë në këtë trend. Dhe çfarë kemi bërë? Kemi bërë integrimin e Serbisë në Kosovë. Unë besoj që është e mundur që të integrohet veriu, ashtu si shqiptarët që janë atje, kanë pronat e tyre dhe duhet të kthehen. Ata që nuk duan të kthehen, shteti mos lejojë shitjen e pronave. Trepca e ndarë dhe Mitrovica e ndarë nuk janë dy gjëra të ndryshme, ndarja e Mitrovicës ka të bëjë me Trepcën.

Pse nuk dihet në punë Trepça?

Qeveria nuk ka parashikuar asnjë investim në 2018. Duhet një orientim i ri për të ndërtuar sa më shumë ura mbi Ibër për të bashkuar qytetin

Me këtë skenar edhe Trepça ndahet?

Me skenarin e ndarjes dhe Trepça ndahet. Cilido qytet i Kosovës që të kishte Trepçën, Serbia do të kërkonte ndarjen. Trepça investon te bashkimi. Ka pasur tendenca për të zhvlerësuar Trepçën për ta privatizuar.

Pse është kaq i rëndësishëm liqeni i Ujmanit?

Kosova nuk është një vend i pasur me ujëra, ka mungesë dhe Ujmani është jetik. Nëse heqim dorë nga veriu, heqim dorë edhe nga Ujmani. BE është në krizë, nuk ka një politikë të harmonizuar të jashtme.

Si i komentoi deklaratat e SHBA?

Këshilltari i Trump, Bolton thotë së parë se palët të merren vesh. Kjo është që SHBA po e respekton Kosovën më shumë se ne vetveten. Edhe Bolton po përpiqet të na zgjojë duke thënë ‘largojeni këtë njeri’. Ne nuk po na imponon SHBA, por Thaçi që është i tmerruar nga Gjykata Speciale.

Si e komentoi qëndrimin e Tiranës?

Rama i tha fjalinë kryesore Vuçiçit në Beograd, njiheni Kosovën. Çdo qëndrim tjetër do të ketë pasoja, mendoj që Shqipëria nuk e ka kollaj për shkak se e ka pranuar pavarësinë e Kosovës dhe nuk mund të dalë kollaj kundër presidentit të Kosovës. Shqipëria të interesohet sa më shumë dhe ta kuptojë që aventura e Thaçit është përtej Kosovës dhe së tashmes dhe të jetë më aktive. Jemi të detyruar që Thaçin ta marrim më seriozisht se ai vetveten. Në Austri, presidenti i Serbisë i thoshte Thaçit mos thuaj gjë. Nuk mund të them që ai është nismëtar apo i angazhuar. Qëndrimi i Shqipërisë për këtë çështje duhet të jetë fjalia e Ramës në Beograd: “Njiheni pavarësinë e Kosovës.” Kadare tha: Nëse dikur nuk të njeh atëherë vrasja nuk ekziston. Pra mosnjohja është një hap pranë gjenocidit të shqiptarëve.

Thaçi ka folur edhe për një plan B, Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, si e gjykoni ju?

Ai se ka në plan fare. Ai duhet të ishte plani A. Për ne do të ishte shumë e rëndësishme. Për të bërë bashkimin e dy vendeve duhen tre gjëra të domosdoshme: një republikë e tretë për kosovën, një Aleancë Ballkanike dhe një Federatë. S’kemi pse bëjmë takime pa fund me liderët e Serbisë.

Pas fjalës së Ramës në Beograd, mbaj mend që doli edhe ideja që u harrua shumë shpejt që për Kosovën flet vetëm Thaçi dhe jo Rama, si e shpjegoni ju?

Unë them që duhet të nisim Aleancën Balkanike kundrejt Serbisë. Atë duhet ta nisim ne, jo kroatët dhe bullgarët. Ne na është dhënë detyra historike. Duhet shkëputur influenca e Rusisë dhe Serbisë në Balkan

Mendoni që kjo është utopike? Sepse Serbia dhe Rusia  janë një aleancë e përjetshme?

Nuk është e kollajshme por mos harroni që kemi dy puçe të dështuara të Rusisë në Balkan. Rusia dështon por edhe ne duhet të jemi të vendosur. SHBA-të do të na trajtonë më seriozisht nëse të gjithë do të bashkohemi dhe patjetër që do të na mbështesin. Për më tepër që Vuçiçi është politkan i dobët, idetë e Ramës janë të Ramës, të Metës janë të Metës, ndërsa të Vuçiçit janë të kishës dhe të ushtrisë. Ai nuk ka ide të tijat.

Rikthehemi tek Federata Shqiptare.

Ne jemi shumë pak. Gjysmë miliardi zyrtarisht. Por shumë biznesmenë shqiptarë janë bërë të pasur duke tregëtuar mallra serbe dhe furnizojnë partitë politike. Ne i themi që e dimë se si e kanë bërë milionin e parë. Ata e kanë bërë në kohën e Serbisë. Ne kemi nevojë për ata që nuk e kanë bërë milionin e parë. Sepse na nevojiten jo vetëm politikaë patriotë por edhe biznesmenë të tillë. Kosova dhe Shqipëria janë shumë të ndryshme dhe kjo duhet të ishte avantazh  për ne. Duhet të ndjekim modelin gjerman. Modeli gjerman është i duhuri. Federata shqiptare nuk do të ishte zëvëndësuese e BE-së por një ndihmesë shumë e madhe.

Mundësitë janë shumë të mëdha mëdha po hapat minimaliste, pse nuk ecet në këtë drejitm?

Politikanët sapo ngjiten lart në pushtet iu duket vendi i mjaftueshëm. Por Federata Shqiptare dhe Aleanca Balkanike janë dy anë tejet të ndryshme. Duhet t’i krijojmë një kundërpeshë Beogradit në Balkan, Bullgarët dhe kroatët presin prej nesh që ta marrim hapin. Jua siguroj që ata do të jenë gati

Krahu i luftës u bë bashkë për të mos u bërë iu bërë kryeministër, si e komentoni?

Në luftë ka qënë gjatë familja Jashari, unë kam qënë shumë pak. Ata kanë 7 vjet ilegal në Kosovën e okupuar. Kjo është e pashembullt. Ka diçka të pathënë në familjen e asaj familje. Çfarë kemi në pushtet nuk kanë më shumë se dy vite luftë. Kanë luftuar por jo për aq gjatë.

Meqë jemi tek lufta, flasim pak për shpërblimet e pensionit të luftës, duket sikur shumë persona kanë luftuar për atë pension, si mund të tejkalohet kjo?

Kosova është një vend me popullsi shumë të varfër. Në vend që t’i japim zgjidhje politike, ata janë shndërruar në një problem social. Aq e madhe është varfëria saqë nuk i gjykoj njerëzit për çfarë bëjnë që të mbijetojnë. Ata duan punë.

Në Kosovë askush nuk ka qeverisur i vetëm, me kë do të ishit i gatshëm ju të bënit aleancë?

Nevojitet një përputhje programesh, ne më së shumti kemi të përbashkëta me LDK-në, madje ka edhe të deputetë të qeverisë që nuk e pranojnë regjimin. Di të them që zgjedhjet e reja janë bërë të domosdoshme.

Në ditët që vijnë,e shikoni mundësinë të bashkëpunoni me Kashuqa Jasharin?

Jo sepse kanë një qajse të ndryshme ndaj asaj të VV.

Ju jeni shtetas shqiptar. Ekziston mundësia që të jeni subjekt elektoral në Shqipëri?

Me rëndësi është të jem politik e më pas elektoral. Do të gjejmë edhe format e angazhimit tonë në Shqipëri. Këtu aktivistët tanë bëjnë sensibilizimin e qytetarëve në çështjet e Shqipërisë. Ne kemi 10 delegatë nga Republika e Shqipërisë në VV. Pra me aktivistët shqiptarë është ndihmuar VV atje. Ndoshta një ditë ia kthejmë borxhin.

Çfarë duhet të ndryshojë në politikën shqiptare për Kosovën?

Shqipëria të jetë shumë më aktive, që të mos ia lejnë në dorë presidentit Thaçi fatin e Kosovës. Dhe pse sepse paska qënë në UÇK, ajo ka ndodhur shumë vite më parë. Është e rëndësishme të bashkëpunojmë. Nuk do të jemi identik me asnjë shtet tjetër. Por duhet të pasurohemi me Aleancën Balkanike. As Thaçi, as Rama mos të krijojnë duet me Vuçiçin por të  gjejnë mbështetje me Kroacinë dhe Bulgarinë.

/shqiptarja.com