Habit Bebe Rexha, maskohet si plakë dhe flet shqip në videon e publikuar në Instagram

Ajo është një këngëtare shqiptare me famë botërore, por së cilës nuk i mungon aspak as sensi i humorit. Bebe Rexha ka publikuar një video në Instagram, ku shfaqet e maskuar si një plakë, teksa “jep një intervistë” në gjuhën shqipe.

“Ja çfarë bëj në kohën time të lirë. (Po, jam unë e veshur si një plakë dhe po flas shqip)”, ka shkruar këngëtarja në përshkrim.

Bebe Rexha (emri i vërtetë i së cilës është Bleta Rexha) ka lindur në Brooklyn, New Yorkut (më 20 gusht 1989) nga prindër shqiptarë.

Videoja e Rexhës ne rrjetin social ka marrë shumë zemra.