Fillon Parlamenti. Do kemi vjeshtë problematike

Deputeti i PS, Erion Brace, duke debatuar me deputetet e PD, Roland Keta dhe Flamur Noka, gjate nje seance parlamentare, ku jane diskutuar nismat ligjore te propozuara nga opozita, amendamentet ne ligjin "Per dekriminalizimin" dhe ato ne ligjin "Per funksionimin e komisioneve hetimore"./r/n/r/nLawmakers, Erion Brace, Roland Keta and Flamur Noka, during a parliamentary session.

E hëna, datë 3 shtator, shënon fillimin e sesionit të ri parlamentar, pas një muaj pushimesh verore. Parlamenti do përballet me disa sfida.

Reforma në drejtësi mbetet kryesorja, gjykata kushtetuese dhe gjykata e lartë janë bllokuar sepse nuk kanë gjyqtarë, mbi 30 mijë dosje janë për t’u shqyrtuar, bile pritet që numri i tyre të rritet frikshëm. Nuk ka shpresa për këtë vit për zgjedhjen e anëtarëve të rinjë të kësaj gjykate. Po kështu edhe Kushtetuesja ka përfunduar me një anëtar, me kryetarin, por edhe këtë ONM ka kërkuar apelim për ta shkarkuar. Gjykatat e apelit në mbarë Shqipërinë brenda kësaj vjeshte, pothuaj bllokohen.

Pra drejtësia në kaos total. Qytetarët ankohen dhe kërkojnë zgjidhje nga drejtësia. Por kjo ka vdekur për disa muaj. Në mos për shumë muaj!

Reforma zgjedhore, e cila ka vite që sillet nëpër koridoret e Kuvendit, nuk duket se do miratohet. Zgjedhjet vendore po vijnë dhe brenda këtij viti del dekreti i presidentit që shpall datën e zgjedhjeve, ndërkohë që Kodin Zgjedhor e lenë në datat ekstreme, kur nuk ka më asnjë cak. Kështu kanë vepruar partitë në pushtet, përherë. Kjo mbetet një e keqe e madhe e politikës. Në këtë moment PS-ja po e vonon kastile.

Lufta kundër krimit dhe korrupsionit mbetet kryesfida e politikës, por pak gjasa ka pasi reforma në drejtësi mbetet e bllokuar.

Ekonomia është jo mirë, të papunët shtohen, mirëqënia ose në vendnumëro ose bie përditë. Taksat dhe tarifat rriten për të mbushur buxhetin e shtetit. Biznesi në krizë, përveç disa oligarkëve që e kanë mirë me kryeministrin.

Mediat në shumicë dërmuese bëjnë fresk qeverisë dhe nuk kritikojnë apo nuk bëjnë investigime ndaj ministrave të cilët akuzohen se vjedhin.

Kosova ndodhet në prag ndarje e copëtimi si dhe pritet të fillojnë protestat popullore kundër rishikimit të kufinjve. Maqedonia në prag referendumit, por nuk dihet se si do të dalë rezultati. Pra përreth Shqipërisë situata nuk duket e qetë.

Opozita në Tiranë e ka ndarë mendjen që këtë vjeshtë do ta rrëzojë kryeministrin për njëmijë arësye, por mjafton një arësye që thotë lidershipi: Krimi i organizuar drejton qeverinë. Kaq mjafton për betejën popullore këtë vjeshtë.

Zjarri është gati, mjafton ta ndezë opozita. Por opozitës po ia ndez vetë kryeministri me miratimin e ligjit për shembjen e godinës historike të Teatrit Kombëtar. Kaq don Opozita e cila është me zjarrë në dorë për ta “djegur” qeverinë.

Do kemi vjeshtë të nxehtë dhe të vështirë.

S.P.