FIFA zbulon kandidatët për trajnerin e vitit, mbeten jashtë Guardiola dhe Allegri

Zinedine Zidane, Didier Deschamps dhe Zlatko Dalic janë zgjedhur si tre finalistët për çmimin e trajnerit më të mirë, që FIFA do t’ia dorëzojë fituesit për sezonin 2017-1018. Fituesi do të njoftohet në mbrëmjen-gala, që do të mbahet të hënën, më 24 shtator.

Favoriti i madh është Deschamps, si fitues i Kupës së Botës me Francën. Në këtë kuptim, votuesit kanë dashur të shpërblejnë turneun e madh në Rusi, sepse aty shkëlqeu me Kroacinë e tij Daliç. Zinedine Zidane triumfoi për herë të tretë radhazi në Ligën e Kampionëve, si udhëheqës i “Los Blancos”. Kujtojmë se në edicionin e parë të këtij çmimi, viti 2016, fitues u shpall Claudio Ranieri.

Kanë rënë nga podiumi trajnerët e tjerë, të cilët nënshkruan një sezon të mirë, si Guardiola (fitoi Premier League), Valverde (fitoi La Liga), Allegri (fitoi Seria A).