Edi Rama: Basha, kur ka zgjedhje futet në çadër….

Basha dhe opozita kanë shkuar sot në Shkodër duke bojkotuar Kuvendin. Kreu i ekzekutivit ka komentuar sot mbledhjen e opozitës në Shkodër. Përmes rrjeteve sociale, Edi Rama shprehet se politika duhet të mësohet edhe me mungesën e opozitës.

Kjo, pasi sipas Ramës, opozita mungon atje ku duhet.

Kur duhet të jetë në Tiranë, shkon në Shkodër. Kur duhet të hyjë në zgjedhje, futet në çadër.

Kur duhet të shkojë në punë, rrotullohet në gjumë. Kur humbet, shpall fitoren.

S’kemi ç’i bëjmë, duhet të bëjmë dhe pa të- shkruan kryeministri