Digjet muzeu, dëme kolosale me vlera të jashtëzakonshme

Një zjarr gjigant ka përfshirë Muzeun Kombëtar të Brazilit në Rio de Janeiro, institucioni më i vjetër shkencor në vend.

Ndërtesa përmban më shumë se 20 milionë objekte dhe zjarrfikësit bënë gjithçka ta shpëtojnë me çdo kusht këtë koleksion të rrallë.

Deri më tani nuk ka pasur raporte për të lënduar. Muzeu, që dikur pat shërbyer si rezidencë për familjen mbretërore portugeze, në fillim të këtij viti festoi 200-vjetorin e tij.

Gjendja është mjaft e vështirë; pamjet ajrore të transmetuara nga televizoni shtetëror brazilian treguan sesi zjarri, që ka nisur mbrëmjen e së dielës pasi godina kishte mbyllur dyert për vizitorët, është përhapur tani në të gjithë strukturën.

Shkallë e vërtetë e dëmeve dhe arsyeja e këtij zjarri nuk dihen ende. Në këtë muze, mes flakëve nuk ka përfunduar vetëm historia e Brazilit.

Shumë e shohin atë si simbolin e qytetit të Rio de Zhaneiros e mbase edhe të gjithë vendit, por edhe si metaforën e tyre dhe të krizës që i përfshiu sidomos pas Lojërave Olimpike, me rënien e thellë të ekonomisë dhe skandalet politike.

Edhe muzeu vetë ishte injoruar e keqfinancuar prej kohësh, e pasojat e këtij qëndrimi tani po dëshmohen katastrofike për trashëgiminë kulturore të Brazilit. Koleksioni i tij i historisë së natyrës përfshin kocka të rëndësishme dinosaurësh, si dhe skeletin 12.000-vjeçar të një gruaje, më i vjetri i gjetur ndonjëherë në të dy Amerikat./tch/