Dëmtohet blerja e re e Barcelonës, ja sa do të mungojë

Barcelona merr lajme të këqija nga infermieria. Transferimi i kësaj vere, Malcolm, ka pësuar një dëmtim në kavilien e djathtë dhe do të mungojë për rreth një javë.

Lajmi është konfirmuar nga klubi i Barcelonës me një njoftim në rrjetet sociale. Ish-futbollisti i cili u ble nga Bordeaux gjatë kësaj vere, do të rikthehet në dispozicion të trajnerit Ernesto Valverde pas ndeshjeve të kombëtareve.