Çfarë pritet të ndodhë sot pas mbledhjes së PD me aleatët? Salianji me deklaratë të fortë

Deputeti i PD, Ervin Salianji, shprehet se bandat kriminale të cilat po veprojnë në Shkodër, lidhur me ngjarjet e fundit, mbështet dhe mbrohet nga shteti.

Në një intervistë të dhënë për “Ora News” mbrëme, ai u shpreh se në çdo qytet ka nga një drejtues i cili është propozuar dhe zgjedhur nga krerët e bandave.

“Ngjarjet kriminale të ndodhura së fundmi, kanë pas bandat dhe këto të fundit kanë mbështetje nga shteti. Në çdo qytet ka nga një drejtues që është propozuar nga bandat. Në Shkodër ka, në Elbasan në Durrës, në Korçë po e po… dhe në çdo qytetet”, u shpreh Salianji

“Madje ka edhe drejtues qarku të kapur nga bandat”, pohoi ai.

I pyetur se çfarë do të ndodhë në mbledhjen e PD me aleatët, dhe nëse do të ketë protesta, ai u shpreh se kjo është një vendimmarrje që i takon grupit parlamentar, por nga ana tjetër tha se duhet një reagim i fortë ndaj qeverisë.

“Kjo është një vendimmarrje që i takon grupit parlamentar, por në këtë situatë të rëndë që ekziston, nuk ka ndodhur që banditët të largohen nga pushteti apo të shkatërrohet banda për shkak të argumenteve. Unë mendoj që duhet reagim më i fortë ndaj qeverisë, sepse nuk mundet një bandit të largohet me arsye”, deklaroi Salianji.