Vjen për pushime por Rama zhduket

Policia e Durrësit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një qytetari nga Kosova, i cili kishte ardhur dje për pushime në Durrës por është zhdukur pa asnjë gjurmë. Sipas policisë, Skënder Rama, 55-vjeç, ka dalë nga hoteli në afërsi të Shkëmbit të Kavajës dhe nuk është kthyer më. Për këdo që ka informacion policia ka vënë dhe një numër telefoni në dispozicion.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve në gjetjen e një shtetasi. Shtetasi Skender Rama 55 vjeç, banues në Kosovë, ditën e djeshme ka ardhur me pushime në Durrës (një grup shoferësh, 44 veta) dhe rreth orës 19 : 00 ka dalë nga hoteli ku ishin akomoduar të gjithë pushuesit, në afësi të Shkëmbit të Kavajës dhe nuk është kthyer më. Është rreth 1, 75 cm i gjatë, i dobët dhe ka të veshur një këmishë të bardhë dhe xhinse të zeza. Në rast identifikimi të tij, jeni të lutur të telefononi në numrin 0694110217.