Shifrat e frikshme të stërvitjes ruse dhe kineze

Nga: Hajro Limaj

Rusia, ditët e fundit te muajit Gusht deklaroi se ka planizuar për muajin Shtator stërvitjen ushtarake më të madhe që nga Lufta e Ftohtë e deri më sot. Në stërvitjen që do të zhvillohet në hapsirat e rajoneve qëndrore dhe në lindjen e Federatës Ruse do të marrin pjësë 300 mijë personel ushtarak, 36 mijë tanke dhe transportues mjetesh të blinduara dhe mbi 1000 avionë luftarakë. Në këtë stërvitje do të marrin pjesë edhe forca të armatosura Kineze.

Zëdhënsi i Kremlinit, Dimitri Peskov, tha se janë përgatitur objektivat e një stërvitjeje me këto kalibra në drejtimet e agresorëve dhe të atyre që nuk kanë qënrime miqësore karshi Rusisë. Ndërsa ministri i Mbrojtjes Sergei Shojgu tha se në stërvitjen qe do të zhvillohet midis datave 11-15 Shtator do të marrin pjëse 36 mijë tanke me mjete të blinduara dhe mbi 1000 avionë luftarakë.Në hapsirën e stërvitjes që do të shtrihet nga Siberia në lindjen e largët të Rusisë do të marrin pjesë edhe të gjitha forcat ajrore dhe detare.

Kur krahasojmë stërvitjen Shojgu 2018 me stërvitjen Zapad-81 që u realizua nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1981, të përiudhës së Luftës së Ftohtë, nga disa pikëpamje do të përsëriten Zapad-81 shi por nga pikpamje të tjera diametrat do të jenë më të mëdha se sa ajo.

Marrja pjesë e Kinës në stervitjen e mësipërme me 3 200 ushtarakë, 30 avionë dhe helikopterë dhe 900 paisje ushtarake është treguesi i fuqishëm i rritjes së bashëkpunimit të gjithanshëm të Moskës dhe Pekinit. Madhësia e forcave që do të marrin pjesë në stërvitjen Vostok 2018 ,do të jetë në ekujlibër me forcat më të mëdha ushtarake që u disllokuan në Luftën e Dytë Botrore.

Presidenti Vladimir Putin, modernizimin e ushtrisë e ka vendosur në rendin e parë politik.
Rusia dhe Kina vazhdojnë të rrisin dukshëm shpenzimet vjetore ushtarake. Në këtë kuadër Kina e rriti në 216 miliardë dollar buxhetin vjetor të mbrojtjes, nga 84.5 miliardë që e ka Rusia.Kina sot ka 2 333 000 personel aktivë ushtarake,nga 766 055 që ka Rusia.Rusia ka 15 398 tanke nga 9 150 që ka Kina. Rusia ka 3 429 aeroplanë ushtarake nga 2 860 që ka Kina.Kina ka 67 nëndetëse nga 55 që ka Rusia.

Megjithatë Forcat e Armatosura të Federatës Ruse janë fuqia e dytë ushtarake në botë,mbas Amerikës. Por ajo ka fuqinë më të madhe botë sa u përkët tankeve, fuqia e dytë në aviacion dhe e treat në flotë, pas Kinës dhe Amerikës. Ndërsa Kina në fuqinë njerzore konsiderohet fuqia më e madhe në botë. Është e dyta në botë nga numuri i tankeve pas Rusisë,si dhe e dyta në botë për Forcat Detare mbas Shteteve të Bashkuara. Rusia me Kinën janë antarët kryesorë të Marrëveshjes Ushtarake të Shangait.

Kjo stervitje me këto dimensione të mëdha ka për qëllim të kërcënojë NATO-n, e cila vitet e fundit ka disllokuar mbi 4 000 trupa në afërsi të kufijve të Rusisë.Prandaj shumë analiste strategjik shtrojnë pyetjen e drjete: A po shkon bota drejt Luftës së Tretë Botrore?!.

Drejtor i Institutit të Politikave të Sigurisë Kombëtare