Sesioni i ri/PS mbledh kryesinë, PD grupin dhe aleatët

Politikanët pas pushimeve do të ulen pasditen e së hënës në parlament. Në mëngjesin e së hënës, socialistët do të mbledhin në Kryesinë e Partisë. Ndërsa demokratët do të mblidhen me aleatët dhe me grupin parlamentar në orën 10:00 për të përcaktuar marrëdhënien me parlament.

Në orën, 12:00, Gramoz Ruci do të thërrasë mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ku PD e PS pritet të përplasen për shkak të ligjit për Teatrin.

Lidhjet e mazhorancës me krimin do të jetë argumenti kryesor i opozitës dhe në seancën e orës 17:00, e cila nga ceremoniale, mund të kthehet në një dëshmi tensioni paralajmërues për atë që na pret këtë vit.