Rama “nxjerr jashtë loje” gruan në Vlorë (FOTO)

Kjo e dielë e ka gjetur kryeministrin Edi Rama në Vlorë. Kreu i qeverisë zhvilloi një takim me mësuesit dhe nxënësit në Vlorë, pak ditë para nisjes së vitit të ri akademik. Ai mori pjesë në shpërndarjen e librave për fëmijët e shkollave fillore, një nismë e re për shpërndarjen e librave falas. Një zonjë e caktuar për thirrjen e emrave të fëmijëve përfitues, duket se nuk i ka pëlqyer kryeministrit Rama, i cili i merr mikrofonin dhe rolin e saj nis e bën vetë. Në këtë mënyrë, Rama mori të gjithë vëmendjen, madje nuk ka kursyer edhe batuar më fëmijët.