Presidenti Ilir Meta tregon qëllimet e promovimit të alpeve

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është promovuesi më i mirë i vendeve historike në këtë sezon turistik dhe pritet të vijojë edhe në javët në vazhdim. Çdo postim i Metës në rrjete sociale, është gjithmonë një bukuri e pazbuluar apo e pafolur më parë. Së fundmi Kreu i Shtetit, ngjiti Malin e Jezericës, ku ndjekësit nuk kanë nguruar as ta pyesin se cili është qëllimi i këtij promovimi.

Ja çfarë shkruan njëri prej tyre. ”Duam qëllimin e kësaj aventure sepse këta shkëmbinj i kanë kaluar Partizanët që na sollën Lirinë si dhe më pas gjeollogët tanë, që na dhanë thesarët . E bijtë tanë ushtarë. i ruajtën këta shkëmbinj nga çakallët. Sot kush i ruan? E kujt është kjo pasuri”,-shkruan Riza Sinani.

Presidenti Meta në përgjigjen e tij, shkruan se promovimi i maleve tona, në veçanti i alpeve, është një prioritet që në fillim të këtij mandati e që do të vazhdojë deri në fund.  Kjo mënyrë thotë Meta, do të jetë një burim mirëqënie për banorët dhe për të rinjtë që duhet të largohen nga veset e këqija.

”Unë besoj se në këtë mënyre jo vetem që malet e luginat tona nuk do zbrazen nga shqiptarët por do kthehen në burim mirëqenie për banorët së pari por edhe për të gjithë e sidomos të rinjtë që duhet ti largojmë sa më shumë nga kafenetë, bastet, droga e veset e tjera”,-shkruan Kreu i Shtetit.

Përgjigjja e Presidentit Ilir Meta

Së pari duke ju falenderuar që më ndiqni në facebook lidhur me pyetjen tuaj dua t’ju siguroj se promovimi i maleve tona, në veçanti të alpeve është një prioritet i imi që në fillim të këtij mandati e do vazhdoj deri në fund. Ne jemi ende larg njohjes reale të kësaj pasurie të pabesueshme që kemi e cila duke u mbrojtur me më përgjegjesi se deri tani dhe me disa investime të mençura e aspak të shtrenjta mund ti japë një rritje spektakolare sporteve të aventurës e natyres. Unë besoj se në këtë mënyre jo vetem që malet e luginat tona nuk do zbrazen nga shqiptarët por do kthehen në burim mirëqenie për banorët së pari por edhe për të gjithë e sidomos të rinjtë që duhet ti largojmë sa më shumë nga kafenetë, bastet, droga e veset e tjera. Po kështu përmes këtyre udhëtimeve kam mundësi të takoj dhe shumë banorë të zonave e të kuptoj më mirë problemet e tyre.

/Koha Jonë/