Përdorimi i pesticideve, analizat në laboratore të akredituar

Ndjeshmëria është e lartë kur bëhet fjalë për sigurinë ushqimore dhe pesticidet që mund të përdoren në prodhimet kryesisht në fruta perime. Për shkak të kërcënimeve në shëndet për shkak të përdorimit pa kriter të tyre, qytetarët u besojnë pajisjeve dhe teknikave që promovohen në rrjetet sociale. Por sa të besueshme janë ato?

Inspektori pranë AKU, Ledio Ilollari, u bën thirrje konsumatorëve se në rast dyshimesh po nëse duan të bëjnë matjet e pesticideve duhet ti drejtohen këtij institucioni për të kryer analizat në laboratorët specifik. ”Në çdo rast kur dyshohet ose konstatohet një shkelje e një norme të caktuar, t’i drejtohen AKU-së. AKU merr monstrat e produkteve dhe i analizon pranë laboratorëve të akredituar”.

Por a janë Laboratorët të akredituara dhe a kanë pajisjet e nevojshme për të kryer matjet për nivelin e pesticideve?

”ISUV disponon aparaturat e duhura që japin një vlerësim shkencor në lidhje me efektin apo jo të një dëmtuesi të mundshëm në një produkt”. AKU gjatë muajve të verës ka kryer më shumë se 2000 kontrolle tek subjekte me aktivitet tregtar dhe ofrimi shërbimesh, ku një pjesë e aksioneve është përqendruar në përdorimet e pesticideve të dëmshme për shëndetin e njeriut.