Nesër rikthehet sherri

Nesër pritet që situata politike të ndizet mes mazhorancës dhe opozitës. Në orën 17:00, do të hapet sesioni i ri i Kuvendit, ndërsa kampet politike përgatitjet do t’i nisin që në orët e para të ditës.

Në orën 12:00 kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi, do të thërrasë mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, për të diskutuar punën dhe kalendarin 3 java orë. Konfernca e kryetarve do rikthejë debatin për Teatrin e ri Kombëtar, ku në bazë të programit me 13 shtator parashikohet që dekreti i presidentit të kalojë për votim në seancën plenare.

Ky moment pritet të tensionojë marrëdhëniet mazhorancë-opozitë, ndërsa Lulzim Basha, disa ditë më parë vendosi vijën e kuqe, duke paralajmëruar prerë PS se në qoftëse e rikalon ligjin për tetarin do të sjellë përplasje civile.