Misteri i ekzekutimit, policia hedh poshtë pistën e vrasjes pa dashje

Policia ka hedhur poshtë pistën e vrasjes pa dashje të biznesmenit, Arjan Ferracaku i cili sipas familjarëve të tij ishte tip i qetë dhe nuk kishte pasur asnjë konflikt me individë të tjerë.

Grupi hetimor ka dalë në këtë konkluzion pasi autori i vrasjes jo vetëm që e ka qëlluar me 14 plumba 30-vjeçarin, por ka marrë edhe portofolin e tij në mënyrë që ngjarja të duket si tentativë grabitje për të humbur kështu gjurmët.

Referuar burimeve të TV Klan, dy miqtë që shoqëronin Ferracakun nuk kanë arritur ta identifikojnë ekzekutuesin, por i kanë pohuar grupit hetimor se prita ishte organizuar nga disa persona, por vetëm njëri hapi zjarr në drejtim të tyre.

Dy pistat që po hetohet janë: refuzimi i tij për të paguar një gjobë nga ndonjë grup kriminal dhe konfliktet e mëparshme me persona të tjerë.