Luana sfidë ”kolegeve”, autorësi të plotë në programin e ri (VIDEO)

Këtë sezon të ri rikthehet në Top Channel, Luana Vjollca. Prej disa vitesh në moderim, këtë herë rikthehet me autorësi të plotë në programin e saj.

Së bashku me ekipin e saj, prej disa muajsh kanë nisur punën dhe shumë shpejt në ekranin e Top Channel, për 15 javë do të jetë pranë çdo grupmoshe e do të sjellë frymëzimin e një mbrëmjeje të shtune magjike.

Moderatorja, në rrugëtimin e saj shumëvjeçar në Top Channel, nga shtatori premton të shtuna plot energji dhe emocion, duke shënuar edhe këtë vit një nisje të mbarë televizive, me risi në programin e saj, e mbi të gjitha mbërthyes për publikun.

Në ditët në vazhdim, Luana do të na zbulojë se çfarë surprizash do të sjellë ky sezon i ri në ekranin e Top Channel.