Ministri Xhafaj: Shkarkime drejtuesve, nëse s’ka rezultate

Ekzekutimi i biznesit, Arjan Ferracaku në Shkodër dhe sulmi ndaj banesës së prindërve të gazetares Kloidana Lala ka bërë që ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj të bëjë një paralajmërim të fortë për drejtuesit e policisë.

Ministri Xhafaj ka mbledhur në një takim në ministrinë e Brendshme drejtuesit e lartë të policisë në vend me në krye Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Fatmir Xhafaj ka paralajmaruar se nëse nuk ka zbardhje të ngjarjeve të fundit kriminale, atëherë ata do largohen nga detyra brenda muajit tetor. Të njëjtat burime theksuan se Xhafaj ka folur me tone të ashpra ndaj drejtuesve te policisë. Dhe realisht ka vepruar shumë mirë.