Çfarë aventure e Ilir Metës në Jezercë, ngjitje e rrezikshme te “E Bukura e Qiellit”

Ilir Meta ka postuar këtë të shtunë videon e plotë të udhëtimin të tij drejt Majës së Jezercës, majës më të lartë të Alpeve shqiptare. Nga lartësia 2696 metra, maja më e lartë shqiptare, Ilir Meta ka uruar shqiptarët, duke bërë reklamë bukurive natyrore shqiptare.

Ai shkruan:“Me urimin për një fundjavë të mbarë po ndaj me ju disa përjetime të papërsëritshme duke u ngjitur tek “E Bukura e Qiellit” në Jezercë, në majën më të lartë të Alpeve tona”.

Përveçse sport, adrenalinë dhe kurajo ngjitja është reklamë e paparë për bukuritë natyrore shqiptare, sidomos të Alpeve. Por jo vetëm.