Horoskopi, e dielë 2 shtator 2018

DASHI

Në këtë moment duhet të mundoheni të shfrytëzoni sa më mirë energjitë tuaja për të përballuar me më shumë përqendrim sfida të reja profesionale, të cilat do ju lejojnë që të arrini rezultate të mëdha. Në dashuri këshillohet të jeni më romantik.

DEMI

Mos kini frikë ndaj të qëndruarit besnik ndaj vetes tuaj dhe ndaj ndjekjes së instinktit në vendin e punës. Kjo e dielë premton për të lindurit e kësaj shenje rezultate të mëdha. Sa i takon dashurisë, parashikohet një fundjavë interesante për të rizgjuar pasionin.

BINJAKËT

Do të ndjeni nevojën për tu treguar atyre që ju kanë nënvlerësuar se në të vërtetë, jeni më kurajozë nga sa mendonit. Propozime të mira do ju lejojnë që të merrni një rrugëtim të ri profesional.

GAFORRJA

Tashmë mund të shprehni lirisht të gjitha propozimet, idetë dhe gjithçka mendoni lidhur me një projekt të cilin e keni nisur prej pak kohësh. Takimet janë mjaft të favorshme, ndaj mos hezitoni ndaj njohjeve të reja.

LUANI

Do të ndjeni nevojën që të merrni më shumë kohë për t’ia kushtuar argëtimit. Do të jeni mjaft të stresuar dhe për këtë arsye kaloni sa më shumë kohë me partnerin/en, si mënyra e vetme për të qëndruar larg çdo problemi.

VIRGJËRESHA

Parashikohet një ditë e cila do ju gjejë mjaft ambicioz dhe kurajoz, si nga pikëpamja profesionale edhe nga ajo e ndjenjave. Do të ketë zhvillime interesante si për sa i takon ndjenjave, edhe për nismat e nisura prej pak kohësh.

PESHORJA

Për shkak të natyrës suaj, ndonëse jeni mjaft diplomatik do të prireni të shfaqni kokëfortësinë dhe impulsivitetin tuaj. Në dashuri duhet të përpiqeni të limitoheni ndaj polemikave dhe të jeni më të lirshëm.

AKREPI

Parashikohen ditë të cilat ju ftojnë të reflektoni më shumë dhe të veproni me diplomaci në vendin e punës, për shkak se disa keqkuptime mund t’iu pengojnë në arritjen e rezultateve të shpresuara. Sa i takon sferës sentimentale, parashikohet një mbrëmje tejet e frytshme për takimet.

SHIGJETARI

Përfitoni nga kjo fundjavë për të larguar çdo tension që keni përjetuar ditëve të fundit dhe ta jetoni këtë të dielë sa më të relaksuar. Parashikohen zgjidhje vendimtare, të cilat duhet ti merrni me sa më shumë kujdes dhe qetësi.

BRICJAPI

Parashikohet një javë mjaft intriguese për gjithë ata që kanë dëshirë që në dashuri të jetojnë emocione të forta. Duhet të jeni gati për tu përballur me një rrugëtim, i cili do ju lejojë që të zbuloni edhe më shumë ndjenjat tuaja.

UJORI

Duhet të mundoheni që të përqendroni sa më shumë vëmendjen tuaj në çështjet të cilat i cilësoni vërtetë urgjente. Kjo ditë ju fton që të përfitoni sa më shumë, për të riparë një raport të lindur gjatë muajit të fundit.

PESHQIT

Duhet të jeni më shumë kurajoz dhe të prisni të gjitha momentet e rëndësishme, të cilat mund ti japin një kthesë të favorshme punës tuaj. Propozimet e reja, mund t’iu lejojnë që të merrni një rol më të madh në punë. Edhe në dashuri, parashikohen të reja të rëndësishme.