Harasani i shkruan Ronaldos për foton me Ramën: Mos u mërzit

Ish-deputeti socialist, Andis Harasani, ka komentur shterpësinë e Kristiano Ronaldos në Seria A, ku ende nuk ka gjetur rrugën e rrjetës.

Harasani ka gjetur dhe shkakun se përse Ronaldo ende nuk ka shënuar gol. Sipas tij, shkak është bërë fotoja me kryeministrin Edi Rama.